Telegrafi

Haziri: Pas Ukrainës, Ballkani mund befasohet nga Rusia

Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri, thotë se Kosova është e sigurt nga prania e NATO-s.

Haziri në RTV Dukagjini se Rusia në Ballkan ka ndikim në disa shtete, por me theks të veçuar në Serbi.

“I vetmi aleat i cili në Ballkan trajtohet nga Rusia është Serbia dhe popullata serbe që përfshinë më shumë shtete se Serbia. Në Bosnje, Kosovë, Mal të Zi apo edhe Maqedoni të veriut elementi serb është i konsoliduar dhe kontrolluar 100% nga Beogradi”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Nënkryetari i LDK-së thotë se shtetet e mëdha si Rusia luftërat ndonjëherë i largojnë sa më larg nga shtëpia e vet.

“Natyrisht se Rusia nuk do të ndalet vetëm në tendencën për ta pushtuar Ukrainën. Kriza do të pëlcet edhe në vende ku nuk e presim. Mund të befasohemi edhe ne. Megjithatë ne si popullatë shqiptare në Kosovë ndoshta nuk do të prekemi pasi jemi të sigurt nga prezenca fizike e NATO-së”.

Haziri thotë se ushtria e Kosovës është ushtri e NATO-s, pasi NATO garanton edhe hapësirën ajrore.

Ai thotë se Kosova ende nuk e ka finalizuar shtet ndërtimin dhe sipas tij duhen edhe ca kohë për të ndërtuar struktura të sigurisë./Telegrafi/