Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë sot se partia e tij nuk do të lejojë kapjen e re të shtetit.
Haziri, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se LDK ka qenë gjithmonë gardiane e kësaj demokracie, sado fragjile që është.
“Të jeni të sigurtë se çkapja e shtetit, që është bërë si politike populliste në Kosovë, nuk ka me u leju me u zëvendësu me kapjen e re të shtetit”, ka shkruar Haziri.
Postimi i plotë i Hazirit:
“LDK ka qenë gjithmonë gardiane e kësaj demokracie, sado fragjile që është. Të jeni të sigurtë se çkapja e shtetit, që është bërë si politike populliste në Kosovë, nuk ka me u leju me u zëvendësu me kapjen e re të shtetit.
Sfida kryesore e qeverisë në ardhje është që të arrihet uniteti politik në Kuvendin e Republikës për temat e mëdha e me interes nacional. Nuk kemi komoditet që 11 vjet pas pavarësisë, të jetojmë pa stabilitet!”, ka shkruar Haziri./Telegrafi/