Site icon Telegrafi

Haziri: Nuk lëviz politikisht Vjosa

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka lavdëruar shefin e tij të partisë, Isa Mustafën, duke ia dhënë të gjitha meritat për pozitën që ka LDK-ja sot. Haziri tha se Vjosa Osmani nuk i përket grupit të atyre politikanëve që lëviz, grup për të cilin ai shprehu nënçmim.

Ai tha se Mustafa e ktheu fuqishëm LDK-në në zgjedhjet e 6 tetorit pas rënies së madhe që pati partia në 2007-ën.

“Si kryetar i LDK-së, Isa Mustafa, është fituesi i madh sepse ka arritur që ta rikthejë LDK-në. Në vitin LDK parit thyerje të madhe të nervit politik sepse ka qenë humbje e shtetit. Rikthimi i tij prej Prishtinës në krye të LDK-së e ka kthyer atë politikisht dhe e ka rikthyer gradualisht”, tha Haziri, në Rubikon të Klan Kosovës.

Megjithatë, Haziri tha se Vjosa Osmani si kanditate për kryeminsitre ka dhënë maksimumin e saj, por se votat e saj janë edhe të LDK-së.

“Nëse dikush thotë se LDK ka marrë aq vota me Vjosën unë them se ne mund të kishim marrë më shumë me ndonjë kandidat tjetër. Kjo është paragjykuese. Osmani ka bërë ka treguar konsistencë politike ndaj rivalëve të saj dhe po të kishin votuar vetëm gratë ajo do të kishte fituar”.

“Maksimumi është bërë më 6 tetor. Shkaku kryesor i humbjes është agresiviteti i Vetëvendosjes karshi Vjosës në fushatë, karshi emrit personal të saj. Në fillim nuk është pranuar si kandidate e përbashkët. Në zgjedhje është luftuar emri dhe autoriteti i saj. Maksimumi politikisht është arritur. Vjosa Osmani ka qenë në konkurencën e saj më reja me moshë si profil politik, më e përforlura dhe më e sulmuara. Krejt partitë janë marrë me të”, tha ai.

Por, Haziri tha se Osmani nuk i përket grupit të atyre politikanëve që lëviz, grup për të cilin ai shprehu nënçmim.

“Ata që konvertohen politikisht fatin e kanë të dështojnë. Nuk ka tjetër përveçse familja jote që të pranon dhe ta njehë kontributin – vlen ajo shprehja guri i rëndë në vend të vet. Secili le ta mendojë vete se si ka hyrë dhe si dëshiron ta përfundojë. Partitë tjera të ndërrojnë si pampersa. Politikanët dhe njerëzit që dojnë të kenë konsistencë duhet të ruajnë familjen e vet politike. Nuk lëviz politikisht Vjosa. Nuk është në atë kategori të politikanëve”.

“Gabime politike bëjnë njerëzit. Kam bërë edhe unë. Secili prej neve është me bindje dhe orientim të njëjtë. Mendimi ndryshe është vlerë, por kur shumica e vendos ashtu duhet të pajtohemi”.

Haziri tha se janë kundër mbajtjes së zjgedhjeve edhe nëse nuk do të kishte qenë problem pandemia. Sipas tij Kosovës kjo i kushton shumë dhe nuk e ka luksin të mbajë zgjedhje 8 milionëshe.

Ndërsa sa i përket një koalicioni të mundshëm mes LDK-së, AAK-së dhe Nisma-AKR, Haziri tha se në këtë rast do të duhet të implementohet program i tyre qeverisës dhe në këtë drejtim nuk negociojnë.

“Ky është mandati që e ka kërkuar Mustafa nëse fryma kushtetuese na lejon me pasë. Asnjë iniciativë Mustafa s’e ka bërë pa u konsultuar me ne. Mendoj që ai pyet më shumë se që duhet. Ër mandatar s’ka emër e as s’është diskutuar. LDKnuk e duron imponimin nga brenda e aq më pak nga jashtë. Vlerësimet politike kanë ardhur me kohë. LDK ka potencial të ndërtojë parti përtej partisë së vet dhe kulturë gjithëpërfshirëse”.

“Programi qeverisës i LDK-së është i panegociueshëm. Duhet ta pranojnë dhe të harmonizohen. Kriteret për ndryshim janë të padiskutueshëm. Proflili i ministrave duhet me qenë me duar të pastra dhe duhet të ketë kulturë gjithpërfshirëse në politikën kosovare”.

Nënkryetari i LDK-së tha se Kosovës i nevojitet një qeveri me 2/3, por se partia e tij në asnjë mënyrë këtë s’dëshiron ta arrijë me një bashkëpunim me PDK-së. Madje, për raportet në pikën më të ulët mes dy ish-partnerëve qeverisës, Haziri e fajësoi Kadri Veselin.

“Raporti i LDK-PDK është i rrënuar totalisht dhe është në pikën e njëjtë kur është votuar mocioni kundër Isës. Veseli i ri në krye të udhëheqjes dhe i vjetër në hije ka arritur ta rrënojë edhe këtë raport të brishtë mes nesh. Dy herë kemi bashkëqeverisur dhe se kemi çuar deri në fund”, tha ai.

Haziri tha se për këtë Isa Mustafa është bërë njeriu më i kërkueshëm në politikë “për mënyrën e e butë të qeverisjes, politikat ekonimike që kanë dhënë efeket pas daljes së tij”.

Exit mobile version