Site icon Telegrafi

Haziri: Nuk ia dërgojmë Gjykatës Kushtetuese ”bombat e kurdisura” të Kurtit

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri tha se kryeministri, Albin Kurti nuk e ka besuar republikën e 17 Shkurtit e as në republikën e 2 Korrikut.

“LDK-ja e ka obligim me u bë gardian i kësaj Kushtetute, na nuk  e kemi mendësinë si Kurti me bë ligje anti kushtetuese, vendime anti kushtetuese, veprime antikushtetuese, unë e di qe ai s’ka besuar në republikën e 17 Shkurtit e as në republikën e 2 korrikut”, tha Haziri në RTV 21.

Haziri tutje tha se ”LDK-ja nuk i dërgon Gjykatës Kushtetuese ”bombat e kurdisura të Albin Kurtit””.

”Kurti po thotë jo unë se qoj se nuk i besoj gjykatësve, ne nuk i dërgojmë Gjykatës Kushtetuese bombat e kurdisura të Kurtit”, tha Haziri.

Haziri  tha se kryeministri, Albin Kurti është i ”përfshirë në mafinë energjetike në Ballkan”.

Ai lidhur me këtë tha se në Kosovë konkurrentet tjerë për shitjen e energjisë nuk janë lejuar të jenë të barabartë, teksa shtoi se Kurti e ka mbrojtur GEN-in serb.

”Kurti nuk mundet me thënë që nuk e njeh mafinë energjetike në Balkan sepse është njëri prej të parëve që ka dalë në televizione kur e shpjegon sesi kosi dhe UDB-a jugosllave së paku mbetjet e tyre në riorganizimin e ri të territorial në Ballkan ka organizuar mafinë energjetike dhe ata e kontrollojnë”, tha Haziri.

Lidhur me këtë Haziri tha se ”ka aktakuzë për atë punë, e ka mbrojtur publikisht, konkurrent energjetik nuk janë lejuar me qenë të barabartë është privilegjuar GEN-i serb”, tha Haziri.

Exit mobile version