Site icon Telegrafi

Haziri komenton shkarkimet në diplomaci, vlerëson Vlora Çitakun

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka komentuar shkarkimet në diplomaci nga Ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca.

Haziri, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se shkarkimet në diplomaci kanë qenë të planifikuara më herët dhe nuk lidhen me ngjarjet e fundit.

Ai ka thënë se duhet pasur kujdes gjatë shkarkimeve në diplomaci pasi sipas tij ka emra që pavarësisht se janë të emëruar politikë, kanë treguar performancë mbipartiake dhe kanë tejkaluar partinë që e ka propozuar, përcjell Telegrafi.

“Bëhemi i padrejtë nëse përmendi emra pasi mund të jetë dy apo tre emra që kanë qenë të tillë”.

I pyetur nëse Vlora Çitaku ka qenë njëra ndër ambasadoret që ka tejkaluar partinë e saj Haziri është përgjigjur: “Vlora Çitaku është njëra prej tyre. Por ajo që është parë është vendim i ministrit të Jashtëm i cili duhet të harmonizohet me Komisionin e Jashtëm të Kuvendit dhe Presidentin”.

Lexo po ashtu Haziri: LDK s’ka ultimatume ndaj Vetëvendosjes, koalicioni ynë zgjat më shumë se një mandat

Haziri thotë se ka edhe konsuj shumë të mirë që kryejnë shërbime për komunitetin pa orare të caktuara.

“Por ka edhe konsuj në vende që nuk ka asnjë shqiptarë. Nuk e di se kujt i shërbejnë ata. Kjo duhet të shihet në të ardhmen”, tha ndër të tjera Lutfi Haziri./Telegrafi/

Exit mobile version