Kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka folur, pasi janë konfirmuar edhe katër raste të reja me COVID-19, në këtë komunë.
Përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se rastet në fjalë janë të njohura, po ashtu edhe kontaktet e tyre.
“Dita44. Sapo u njoftuam nga IKSHP edhe për 4 raste të reja pozitive me #COVID19 në Gjilan. Rastet janë të njohura për ne, sikur edhe kontaktet e tyre. Mos keni frikë sepse situata është nën kontroll nga Komiteti për emergjenca kundër përhapjes së coronavirusit”, ka thënë Haziri.
Ai ka kërkuar nga qytetarët që t’i respktojnë rekomandimet e dhëna për ta luftuar virusin.
“Falënderimi i veçantë shkon për mantel bardhët për punën e palodhshme, përfshirë mikrobiologët, epidemiologët, biokimistët, specialistët e mjekësisë familjare e infermierët.
Ju lutem shumë që t’i respektoni udhëzimet e organeve shtetërore. Veҫ në këtë mënyrë e parandalojmë përhapjen e virusit. #rriNshpi”, ka shkruar Haziri./Telegrafi/