Site icon Telegrafi

Haziri fton Vetëvendosjen që ta rrëzojnë Qeverinë ‘Haradinaj’

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri në emisionin ‘Debat’ në RTK ka komentuar punën 100 ditore të qeverisë së drejtuar nga Haradinaj në koalicionin PAN dhe AKR.

Sipas Hazirit, qeveria e tanishme nuk ka punuar sa duhet dhe siç ka thënë ai, partitë kyresore opozitare duhet të fillojnë të mendojnë për një mocion mosbesimi që do ta rrëzonte qeverinë e Haradinajt nga pushteti.

”LDK dhe Vetëvendosje të krijojnë një mosbesim, 100 ditëshi është i mjaftueshëm”, ka thënë Haziri.

Madje, ai shtoi se menjëherë pas 100 ditëshit, kjo qeveri nuk duhet të lihet të punojë as 1 orë.

”E kanë PDK-në brenda. As një orë nuk duhet ta lëmë qeverinë rehat pas 100 ditëshit”, shtoi ai.

Tutje, nënkryetari i LDK-së, tha që me ardhjen në pushtet, kjo qeveri kishte thënë që duhet zgjidhur çështjet e mëdha dhe problemet kryesore të vendit.

Ai thotë që kjo nuk ka ndodhur, madje qeveria as që i ka sjellur në Kuvend ligjet për rregullimin e këtij problemi, duke aluduar në demarkacionin me Malin e Zi.

”Kjo qeveri tha se do t’i zgjedh problemet kryesore, le t’i bien në Kuvend t’i zgjidh”, shtoi Haziri.

 

Exit mobile version