Site icon Telegrafi

Haziri emërohet shef i Ekipit Negociator të LDK-së për bisedime me Vetëvendosjen

Lutfi Haziri është emëruar shef i Ekipit Negociator të LDK-së për bisedimet me Lëvizjen Vetëvendosje lidhur me koalicionin qeveritar.

Emërimi i Hazirit në krye të këtij ekipi është bërë nga kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa.

Haziri do t’i prijë negociatave nga sot e tutje, teksa grupet punuese do të drejtohen nga krerët e grupeve të ekspertëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, njofton Klan Kosova.

Ndërkohë, sot është mbajtur takimi i tretë i grupeve punuese të Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së ku në fokus ishte harmonizimi i programit ekonomik.

Janë paraparë që të mbahen edhe katër takime të grupeve punuese ku do të diskutohet për katër tema të tjera – drejtësi, çështjet sociale, arsim dhe shëndetësi.

Exit mobile version