Site icon Telegrafi

Haziri e quan të dhimbshme largimin e Vjosa Osmanit nga LDK

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur lidhur me largimin e Vjosa Osmanit nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Ndër të tjerash, Haziri e ka kosnideruar të ‘dhimbshëm’ largimin e Osmanit nga LDK-ja.

“Unë vazhdoj ta konsideroj në krye të Kuvendit, pasi që ajo nuk është pozit e falur por e fituar përmes zgjedhjeve, pra nuk kemi pasë mundësi të marrim postin e kryeministrit pasi që Lëvizja Vetëvendosje ka pasë një deputet më shumë, kështu që na ka takuar posti i kreut të Kuvendit”, ka thënë Haziri, në Kanal 10.

Ai ka thënë se nuk ka pasë mundësi të bisedojë personalisht me Osmanin, pasi që sipas tij “Vjosa në këto raste bisedon vetëm me veten dhe nuk merr mendime të tjerëve”.

Exit mobile version