Telegrafi

Haziri: Dorëheqja e Kurtit, mënyra e duhur për t’iu hapur rrugë zgjedhjeve të reja

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri gjatë intervistës në Telegrafi.com/Foto: Ridvan Slivova

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti.

Në një shkrim në Facebook, ai tha se partia e tij beson që dorëheqja e Kurtit, është mënyra më e duhur për t’i hapur udhë zgjedhjeve të reja parlamentare.

“LDK beson që akti i dorëheqjes se kryeministrit Kurti është mënyra më e duhur për t’i hapur udhë zgjedhjeve parlamentare 2024”, u shpreh ai.

Sipas Hazirit, kurtha politike që me shpërbërjen e Kuvendit të ndërtojë konsensusin për zgjedhje është vetëm arsyetim që Kosovën ta mbajë të ndarë politikisht, në pozicione bardhë e zi.

“Ky kryeministër për asgjë këto tre vite nuk ka ndërtuar konsensus. Përkundrazi, s’ka dialog politik me opozitën, as dialog social me sindikata, e as me shoqërinë civile”, shkori Haziri./Telegrafi/