Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe kryetari i Gjlanit, Lutfi Haziri ka thënë se është duke punuar për t’u arritur koalicioni me Vetëvendosjen.
Haziri në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se nuk ka krizë mes LDK dhe VV e as stagnim.
Ai ka thënë se takimet do të vazhdojnë pas kthimit të Kurtit nga një takim që ka pasur jashtë vendit.
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se arritja e marrëveshjes mes LDK dhe VV është çështje ditësh dhe sipas tij nuk ka nevojë për shqetësime.
Haziri ka thënë se në parim koalicioni LDK-VV është realizuar qysh në takimin e parë mes Isa Mustafës dhe Albin Kurtit.
Kryetari i Gjilanit ka thënë se çështja e Presidentit nuk është determinuese për koalicionin VV-LDK.
I pyetur nëse Ministria e Punëve të Brendshme është pika ku janë thyer LDK dhe VV, Haziri ka thënë se “vetëm Zoti është dëshmitar në takimin kokë më kokë mes Mustafës dhe Kurtit” dhe se sipas tij të tjerat janë spekulime.
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se megjithatë qysh në takimet e para, është ditur që edhe çështja e presidentit do të jetë në tavolinë pasi sipas tij janë dakorduar me VV-në se të gjitha çështjet që përfshihen brenda një mandati duhet të diskutohen./Telegrafi/