Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka bërë të ditur se rastet që kanë pasur kontakt me personin, që mbrëmë ka rezultuar pozitiv me COVID-29, të cilët janë testuar sot, kanë rezultuar negativë.
Haziri tha se janë edhe 14 persona që po vazhdojnë të jenë në vetizolim por që janë pa simptoma.
“Lajmi i mirë për Gjilanin është që e gjithë lista e kontaktit nga personi i mbrëmshëm është negative, ndërsa nga 21 rastet për ritestim tashmë 7 janë negativizuar. Nesër pritet ritestimi për shërimin e tyre të plotë, ndërsa 14 persona vazhdojnë të mbesin në vetizolim pa simptoma”, ka shkruar Haziri në Facebook.
Ai tha se gjatë takimit me ministrinë e Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe drejtorin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Naser Ramadanin kanë diskutuar rreth koordinimin ndërinstitutionale me komunat.
“Koordinimi ndërinstitucional me Komunat dhe roli i tyre u vlerësua shumë. Rritjen e numrit të testiemeve, përforcimin e rolit të inspektorëve shëndetësor, prezenca e rritur e policisë së shtetit dhe roli i emergjencave të Komunave dhe institucioneve shëndetësore është kritike në monitorimin e gjendjes dhe parandalimin e përhapjes se infeksionit. Në takim, hapja e kufijve, hapja e aeroportit dhe lejimi i mbrëmjeve dhe dasmave ishte ne fokus të debatit”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/