Telegrafi

Hazir Berisha emërohet komandant i stacionit policor në Malishevë

Ish-zëdhënësi rajonal i Policisë së Prizrenit, Hazir Berisha, është emëruar për komandant të stacionit policor në Malishevë.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Berisha në një postim në Facebook.

“Ju njoftoj se nga data 3 tetor nuk jam në cilësi të zëdhënësit rajonal të Policisë së Prizrenit ngase jam emëruar komandant i Stacionit Policor në Malishevë. Ju falënderoj të gjithëve për bashkëpunimin e shkëlqyer, posaçërisht gazetarë, kameramanë e redaktorë të mjeteve të informimit”, shkruan Berisha, përcjell Telegrafi.