Telegrafi

Hazardi tani është lojtar i Real Madridit, por ende mban në zemër Chelsean – këtë e tregon telefoni i tij  

Eden Hazard mund të jetë një lojtar i Real Madridit, por dashuria e tij për ish- klubin Chelsea është ende e fortë.

28-vjeçari, i cili u bashkua me Los Blancos muajin e kaluar në një marrëveshje 88 milionë funtesh, arriti në Montreal të mërkurën pasdite përpara turneut para-sezonal të klubit në SHBA.

Dhe kur ai u largua nga aeroporti, tifozët me sy shqiponjë zbuluan se ai ende zotëron një mbrojtëse të telefonit me logo dhe ngjyrat të Chelseat.

Në fotografitë e postuara shihet telefoni i yllit belg i mbushur me ngjyra dhe logo të Bluve.

Real Madridi do të marrë pjesë në International Champions Cup për të katërtin vit radhazi përpara sezonit të ri.

Skuadra e Zinedine Zidane do të udhëtojë në Houston në ndeshjen e parë të turneut më 20 korrik, ku do të luajnë kundër kampionëve të Bundesligës, Bayern Munich.

Hazard do të shpresojë të bëjë përshtypje kundër Arsenalit më 23 korrik në Landover dhe Atletico Madrid disa ditë më vonë. /Telegrafi/