Site icon Telegrafi

Hazard zgjidhet lojtari më i mirë i muajit shtator në Ligën Premier

Liga Premier ka zgjedhur Eden Hazardin e Chelseat si lojtarin më të mirë të muajit shtator.

Gjatë muajit shtator janë zhvilluar gjithsej katër ndeshje në Ligën Premier.

Shumica e ndeshjeve kanë qenë me rezultate të pritshme, por ka pasur edhe befasi.

Lexo po ashtu Hazard zbulon katër futbollistët më të mirë në Ligën Premier

Shumë futbollistë kanë treguar formë të lartë duke qenë vendimtar në rezultatet e ekipeve të tyre.

Megjithatë, më vendimtari ka dalë të jetë ylli belg i Chelseat, Hazard.

Hazard është zgjedhur si lojtari më i mirë i muajit shtator në Ligën Premier, pasi ka ndihmuar Blutë të arrijnë dy fitore e dy barazime në katër ndeshje.

Lexo po ashtu Liga Premier zgjedh trajnerin dhe golin më të mirë të muajit shtator

Në aspektin individual, Hazard ka arritur ta tund rrjetën në plotë pesë raste në këto katër ndeshje.

Në anën tjetër, trajneri më i mirë i muajit i zgjedh ai i Wolvesit, Nuno Espirito Santo, ndërsa goli më i mirë ai i Daniel Sturridge ndaj Chelseat. /Telegrafi/  

Exit mobile version