Telegrafi

Hazard: Unitedin dhe Arsenalin i kemi rivalë për titull

Eden Hazard e sheh Arsenalin dhe Manchester Unitedin si rivalin kryesor për titull të kampionit në Ligën Premier.

“Mendoj se Arsenali dhe Manchester Unitedi janë rivalët më të mëdhenj për titull”, tha belgu për Sky Sports.

Ai ka lavdëruar edhe punën e ish-trajnerit te skuadra e Chelseat, Jose Mourinho duke thënë se po bën punë të mirë te United.

“Unitedi në pjesën e parë të sezonit nuk luajti mirë, por tani kanë luajtur mirë në disa ndeshje. Ata barazuan ndaj Stoke , por ata kanë lojtarë të mirë dhe skuadra është mjaft e mirë. Menaxheri është i mirë, prandaj ata do të jenë të dytë ose të tretë”, është shprehur Hazard. /Telegrafi/