Telegrafi

Hazard tregon se a iu gëzua triumfit të Chelseat në Ligën e Kampionëve

Eden Hazard ka treguar hapur se a i është gëzuar triumfit të Chelseat në Ligën e Kampionëve.

Anësori belg që në të kaluarën ka luajtur për The Blues, ka thënë se ai nuk e ka festuar një gjë të tillë.

Lojtari 30-vjeçar që luan te Real Madridi u pyet nëse kishte festuar triumfin e Chelseat në garën më të madhe për klube në Evropë.

Lexo po ashtu Hazard del me reagim publik në lidhje me të ardhmen e tij

“Natyrisht se jo, jam lojtar i Real Madridit dhe nuk jam i lumtur me këtë gjë”, ka thënë Hazard.

“Jam vetëm i lumtur për disa shokë atje, por shpresoj që Real Madridi ta fitojë sezonin e ardhshëm”, ka shtuar më tej belgu.

Hazard nuk e ka filluar mirë aventurën te skuadra spanjolle, derisa lidhet me një largim në këtë verë. /Telegrafi/