Mesfushori belg, Eden Hazard kishte një edicion të vështirë me ish-kampionët e Anglisë, Chelsean.
Por në ndeshjet e fundit në kampionatin anglez, Hazard filloi të shpërthejë për të qenë sa më në formë për Belgjikën në Kampionatin evropian.
E ardhmja e tij ishte në pikëpyetje, por ka qenë vetë belgu që ka folur për një gjë të tillë.
Lexo më shumë: Lajmet e fundit rreth Transferimeve
Anësori ka konfirmuar se do të qëndrojë te Chelsea së paku edhe stinorin tjetër ku do të jetë nën urdhrat e italianit Antonio Conte.
“Aktualisht jam i fokusuar 100% në kampionatin evropian. Unë dëshiroj të qëndroj edhe më tej në Londër dhe jam i sigurt që së bashku me Thibaut Courtois do jemi në Chelsea 99,9%”, deklaroi Hazard. /Telegrafi/