Eden Hazard pret të luajë ndeshjet e para me Real Madridit gjatë përgatitjeve para-sezonale, me qëllim që të lë përshtypje për të gjithë në klub.
Ndeshjet miqësore mund të jenë të zbehta në krahasim me rëndësinë e atyre të La Ligas ose Ligës së Kampionëve, por belgu mezi pret ta vesh fanellën e Realit dhe të tregojë cilësitë e tij.
Ish-ylli i Chelseat mund të marrë shijen e tij të parë të veprimeve për Los Blancos në miqësoren e tyre kundër Bayern Munchen në orët e hershme të së dielës në International Champions Cup.
“Është vetëm lojë miqësore, por për mua kjo do të jetë loja ime e parë me Real Madridin, kështu që natyrisht që dua të lë përshtypje tek të gjithë: shokët e mi, trajneri, tifozët. Kështu që unë do të përpiqem të bëj më të mirën time”, ka thënë fillimisht Neymar.
🛫 On board with the lads!
🤳 @Benzema
✌️ @hazardeden10
👉 #RealMadridIsComing pic.twitter.com/IegW1XSTCe— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) July 19, 2019
“Përpiqem të luaj lirshëm, ndonjëherë është e vështirë në futboll, por jam lojtari i cili, nëse nuk luan lirshëm, është keq”.
“Më pëlqen të vë veten në krahun e djathtë, pastaj në të majtë, nganjëherë në qendër, duke luajtur me instinkt, ky është futbolli për mua – instinkt, unë nuk mendoj për çdo veprim me kujdes, në sekondë e marr vendimin”.
Hazard pranoi se ka shumë më shumë presion te Real Madridi, por ndjen se përvoja e tij është çelësi për të përballuar kërkesat e klubit.
“Kur luani për Real Madridin ju duhet të fitoni çdo vit. Nëse në një vit ju nuk fitoni Ligën e Kampionëve, tifozët janë të zemëruar, por është normale në një klub si ky që të fitoni dhe kjo është arsyeja pse unë jam këtu”, përfundoi ylli belg. /Telegrafi/