Eden Hazard duket se e ka ndarë mendjen që të luajë për skuadrën spanjolle të Real Madridit.
Belgu gjatë mbrëmjes së kaluar ka fituar trofeun e Ligës së Evropës me Chelsean, e cila triumfoi në finale 4-1 kundër Arsenalit.
Futbollisti ka dhënë një intervistë për televizionin francez, RMC, ku ka zbuluar tërthorazi planet për sezonin e ardhshëm.
🚨EXCLU RMC SPORT🚨https://t.co/mhKAGUq7Li
— RMC Sport (@RMCsport) May 29, 2019
Sulmuesi shkoi një hap më tej duke deklaruar se do të ishte “e madhe” të përballej me Chelsean ë Ligën e Kampionëve.
“Chelsea do të jetë në Ligën e Kampionëve në të ardhmen, me gjasë pa ty. A mund të shohim kundër tyre me Real Madridin e Zinedine Zidane?”, pyeti gazetari lojtarin.
“Shpresoj që po, ashtu siç shpresoj që të luaj kundër Lilles, e cila gjithashtu është në Ligën e Kampionëve. Do të ishte fantastike”, u përgjigj me buzëqeshje lojtari.
Ndryshe, Hazard raportohet se do të kalojë te madrilenët për një shumë prej 130 milionë eurove. /Telegrafi/