Telegrafi

Hazard shënjestër e tifozëve të Real Madridit, belgu qeshte me lojtarët e Chelseat pas ndeshjes

Chelsea ka mposhtur RealMadridin në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales në Lign e Kampionëve me rezultat 2-0.

Me këtë fitore ata janë kualifikuar për në finalen e madhe të Stambollit, ku “Blutë e Londrës” do të përballen më 29 maj ndaj Manchester Cityt.

Nga minuta e parë në ndeshje e sotme, ishte edhe Eden Hazard, ylli belg, i cili në të kaluarën ka qenë pjesën e Chelseat.

Në fundin e takimit, Hazard, është parë duke buzëqeshur me disa nga ish-shokët e tij të skuadrës, pasi i uroi për kalimin.

Sipas Marca kjo sjellje e belgut, nuk iu ka pëlqyer tifozëve të Realit, teksa të shumta kanë qenë kritikat në rrjetet sociale për 30-vjeçarin.

Ai prej kalimit të tij te Real Madridi nuk e ka treguar asnjëherë potencialin. /Telegrafi/