Eden Hazard është ndalur të flas për kohën te Chelsea, ku i kishte trajner Antonio Conten dhe Maurizio Sarrin.
Sipas tij stërvitjet janë më të mira me Zinedine Zidanen se sa me trajner italianë.
“Stërvitja jonë [në Real Madrid] është gjithmonë me top, duke punuar në lëvizje dhe modalitete”.
“Kur takoni trajnerë italianë ke shumë më pak kënaqësi. Stërvitjet janë shumë përsëritëse dhe mërzitshme. Ju gjeni kënaqësi vetëm në fitore”.
“Kam kaluar tre vjet me trajnerë italianë, kështu që rizbulimi i kësaj kënaqësie (stërvitja me Zidanen) më bën mirë”.
Hazard u ndal edhe te shtimi i peshës para se të kthehej te Real Madridi, nga pushimi.
“Është e vërtetë. Unë nuk do ta fsheh këtë. Kur jam me pushime, jam me pushime. Kam fituar pesë kilogramë gjatë verës. Unë jam një nga ata që fitoj shpejt dhe humbas shpejt peshë, nëse i kushtoj vëmendje”.
“Kur isha 18 vjeç, në Lille, peshoja 72 ose 73 kilogramë. Pastaj, kur fitova masë muskulore, shkova në 75. Kur jam më keq, 77. Këtë verë shkova 80 kilogramë. I kam humbur për dhjetë ditë kilet e tepërta”, ka thënë Hazarad. /Telegrafi/