Ylli i Chelseat, Eden Hazard ka lënë të kuptohet se do të bashkohet me Real Madrid këtë verë, duke thënë se “ajo që duhet të ndodhë, do të ndodhë”.
28-vjeçari ka qenë i lidhur ngushtë me një lëvizje te kampionët evropianë me raportet se ai aktualisht është duke kërkuar shtëpi në kryeqytetin spanjoll.
Gazeta Marca ka raportuar për një marrëveshje të kryer midis të gjitha palëve me lojtarin që do të nënshkruaj një marrëveshje gjashtë-vjeçare në Los Blancos.
Këtë e ka thënë tërthorazi edhe Hazard, i cili ka thënë se po e pret përfundimin e finales së Ligës së Evropës ndaj Arsenalit.
“Nuk mendoj për ndonjërën nga këto tani”, ka thënë fillimisht Hazard për RMC Sport.
“Unë vetëm mendoj për fitimin e ndeshjes, atëherë ajo që duhet të ndodhë do të ndodhë”, përfundoi ylli belg.
Ndryshe, belgu ka treguar edhe para disa ditësh se e ka marrë tashmë vendimin dhe do ta pres përfundimin e sezonit për ta zbuluar atë. /Telegrafi/