Telegrafi

Hazard me pagë dy herë më të lartë te Real Madridi

Eden Hazard ishte një nga më të mirët në Ligën Premier këtë sezon që sapo u mbyll.

Hazard ishte lojtari më i mirë i Chelseatt.  Në 37 paraqitje të Ligën Premier, belgu shënoi 16 herë dhe asistoi në 15 gola.

Hazard gjithashtu ndihmoi Chelsean ta fitojnë finalen e Ligës së Evropës, ku mposhtë Arsenalin 4-1 me beglun që shënoi dy herë.

Hazard e ka pranuar ofertën nga Real Madridi, ku sezonin i ardhshëm do t’i mbrojë ngjyrat e këtij klubi.

Ai do të marrë pagë dy herë më të lartë se sa merr te Chelsea.

Ai aktualisht paguhet rreth 200,000 funte një javë, ndërsa Reali i ka ofruar atij një pagë prej 400,000 funte një javë.

Chelsea do të marr 100 milionë euro që me bonuse do të shkojë në 130 milionë. /Telegrafi/