Eden Hazard është duke kaluar nëpër një formë të mrekullueshme këtë edicion.
Ylli belg po e udhëheq skuadrën e tij Chelsean drejt vendeve të para në Ligën Premier dhe në Ligën e Evropës.
Shumë njohës të futbollit e shohin Hazardin si fitues të Topit të Artë në një të ardhme.
Por ka qenë vetë lojtari që ka folur për këtë temë, duke thënë se për këtë vit nuk e meriton këtë çmim.
“Vij nga një stinor i mirë, por duhet të jem me këmbë në tokë. Nuk mendoj se e meritoj Topin e Artë’, sepse në këtë moment ka lojtarë më të mirë”, tha Hazard.
“Objektivi im nuk është të fitoj këtë çmim, por dua të argëtohem sa më shumë në fushë”, u shpreh belgu.
27-vjeçari ka folur edhe për lojtarin që e meriton këtë çmim e që sipas tij është Kylian Mbappe.
“Do të thosha që e meriton Luka Modric, por që prej gushtit e deri më tani nuk ka luajtur aq mirë si zakonisht”.
“Nëse duhet të merrej në konsideratë ecurinë e gjithë stinorit, atëherë këtë çmim do t’ia jepja Mbappes”, tha Hazard. /Telegrafi/