Telegrafi

Hazard mund të përdoret nga Reali për të lehtësuar operacionet e transferimit të Mbappes dhe Haalandit

Eden Hazard pritet të largohet në verë nga Real Madridi dhe drejtuesit e klubit mbretëror pritet ta shfrytëzojnë atë si pjesë e ndonjë shkëmbimi të mundshëm me ndonjë yll ose ta shesin në mënyrë që të financojnë blerjet e reja.

Ylli belg ka dështuar të tregoj veten dhe vlerat e tij që nga transferimi nga Chelsea në verën e vitit 2019.

Hazard është në momentin e tij më të keq në kryeqytetin spanjoll dhe Los Blancos nuk e konsiderojnë më atë si një pasuri të paprekshme.

Lexo po ashtu Real Madridi i gatshëm të dëgjojë ofertat për Hazardin

Sipas gazetës Marca, Real Madridi duhet të injektojë energji të re në klub afatin e ardhshëm kalimtar dhe Hazard mund të jetë një viktimë në projektin e tyre të rindërtimit.

Kylian Mbappe i Paris Saint-Germain dhe Erling Haaland i Borussia Dortmundit janë dëshirat e mëdha të klubit dhe Hazard mund të shitet në mënyrë që të financojë të dy operacionet.

Madridi nuk do ta nxjerrë Hazardin në treg në mënyrë aktive, por nëse ekipet e interesuara bien në kontakt ata do të jenë të hapur.

Ndryshe nga Vinicius, mbështetësi i madh i të cilit është Florentino Perez, mbështetësi i Hazard është Zinedine Zidane, diçka që mund të zhduket së bashku me trajnerin francez nëse ai largohet nga klubi këtë verë siç është përfolur.

Lexo po ashtu Agjenti Mino Raiola befason të gjithë, flet rreth një shkëmbimi të madh Pogba-Hazard

Problemi i madh është se vlera e Hazardit ka rënë. Ai nuk ia vlen më 100 milionë euro që Reali pagoi për të në vitin 2019, me faqen Transfermarkt që e vlerëson atë në 40 milionë euro tani.

Ai gjithashtu fiton 15 milionë euro në vit dhe i kanë mbetur edhe tre vjet nga kontrata e tij. Bindja e tij për të pranuar një ulje të konsiderueshme diku tjetër mund të jetë sfiduese. /Telegrafi/