Nënshkrimi i ri i Real Madridit, Eden Hazard, ende nuk ka vendosur se cilin numër do ta mbajë në fanellën e Los Blancos.
Hazard u prezantuar të enjten mbrëma në Santiago Bernabeu para pak më shumë se 50 mijë tifozëve madrilen.
Ylli belg pritej të trashëgonte numrin 7 nga Mariano Diaz, por thuhet se ende ekziston mundësia që Hazard të marrë numrin 11.
Për momentin, ky numër mbahet nga Gareth Bale, megjithatë do të jetë i disponueshëm nëse ylli uellsian do të shitet këtë verë.
Dje, për ceremoninë e nënshkrimit të Hazard, belgu u paraqit me një fanellë pa numër dhe kjo ka krijuar pasiguri tek tifozët.
Mesfushori pranoi gjatë prezantimit të tij se numri i tij ende nuk është vendosur, ndërsa tregoi se ia kërkoi numrin 10 Luka Modricit, por kroati e refuzoi. /Telegrafi/