Telegrafi

Hazard i mbetet besnik Chelseat, frenon interesimin e Real Madridit

LONDON, ENGLAND - MAY 15: Eden Hazard of Chelsea during the Barclays Premier League match between Chelsea and Leicester City at Stamford Bridge on May 15, 2016 in London, England. (Photo by Catherine Ivill - AMA/Getty Images)

Eden Hazard i premton besnikëri Chelseat dhe nuk dëshiron të lëvizë nga Londra.

Futbollisti belg në një intervistë për median britanike deklaron se nuk ka ndërmend të largohet nga Stamford Bridge pasi ndihet mirë në Londër duke frenuar kështu lëvizjet e Real Madridit që kërkon ta sjellë në Spanjë për të zëvendësuar Iscon ose James Rodriguez.

Hazard në fillim të sezonit kishte deklaruar se do të largohej nga Chelsea pasi të kishte fituar titullin e Ligës Premier, gjë që ka shumë të ngjarë të ndodhë duke qenë se Chelsea është i shkëputur 10 pikë nga ndjekësit më të afërt.

Por me ardhjen e Antonio Contes në bankinë, belgu fitoi një tjetër status në skuadër dhe ndihet shumë komod me rolin e ri që i ka dhënë italiani në fushën e lojës pas përshtatjes së skemës 3-4-3.

Tashmë Hazard dhe Chelseat i duhet të përgatiten për ndeshjen çerekfinale të FA Kupë ndaj Manchester United që do të luhet në mbrëmjen e së hënës në Stamford Bridge.