Eden Hazard ka lëshuar fushën i lënduar në përballjen e Real Madridit ndaj Eibarit në kuadër të javës së 25-të në La Liga.
Real Madridi është mposhtur në udhëtim te Levante me rezultat 1-0, por ky nuk ishte lajmi i vetëm i keq për Mbretërit.
E gjithë kjo pasi ylli belg i skuadrës, Eden Hazard është dashur ta lirojë fushën para kohe shkaku i një dëmtimi.
Hazard u largua në minutën e 67-të të ndeshjes dhe në vend të tij u inkuadrua braziliani Vinicius Junior.
Ky lëndim i Hazardit vjen vetëm një javë pas rikthimit në fushat e blerta, ku mungoi që nga fundi i nëntorit.
67' | 0-0 | 🔁 First substitution for @realmadriden. @viniciusjr on, @hazardeden10 off. #LevanteRealMadrid | #RMLiga pic.twitter.com/lZUEC5oB2q
— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) February 22, 2020
Lëndimi i sulmuesit duket se i ka shqetësuar drejtuesit e klubit kryeqytetas pasi në javën e ardhshme kanë dy ndeshje vendimtare.
Fillimisht Reali e pret me 26 shkurt Manchester Cityn në kuadër të Ligës së Kampionëve, ndërsa më 1 mars e pret Barcelonën në El Clasico. /Telegrafi/