Telegrafi

Hazard kalon Real Madridin në epërsi ndaj Interit

Real Madridi ka gjetur golin e parë në ndeshjen e tyre në udhëtim te Interi në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Është sulmuesi Eden Hazard, i cili ka shënuar për epërsinë e Realit 0-1.

Goli i yllit belg erdhi nga pika e bardhë pasi në zonë u ndalua Nacho.

Ky gol u shënua në minutën e shtatë të ndeshjes. /Telegrafi/