Telegrafi

Hazard ka njoftuar bashkëlojtarin e tij te Real Madridi se po largohet në janar – zbulohen dy destinacionet e tij të mundshme

Newcastle është duke kryesuar garën për lojtarin që Real Madridi dëshiron ta largojë me çdo kusht, Eden Hazard.

Periudha trevjeçare e legjendës së Chelseat në kryeqytetin spanjoll është shkatërruar nga lëndimet dhe pasi jashtë planeve të trajnerit, Carlo Ancelotti, largimi i tij duket mëse i sigurt.

Aston Villa mendohet se po monitoron situatën, por raportimet në Spanjë pretendojnë se “St James’ Park” mbetet destinacioni më i mundshëm për Hazardin, i cili është paraqitur në vetëm tre nga 13 ndeshjet e Madridit në La Liga këtë sezon.

E financuar nga një konsorcium i pasur i Arabisë Saudite, Newcastle po planifikon të ecë me shpejtësi drejt majës së futbollit anglez dhe mund të transferojë belgun – i cili do të ishte nënshkrimi i radhës i madh.

Sipas raportimeve në Belgjikë, 31-vjeçari ka informuar mikun e ngushtë dhe shokun e skuadrës Thibaut Courtois se ai planifikon të largohet nga Madridi në janar, pas asaj që ai shpreson të jetë një paraqitje e fortë në Kupën e Botës të Katarit.

Nëse Newcastle do ta transferonte atë, ata do të kishin një shans të mirë për të konsoliduar pozicionin e tyre pranë kreut të tabelës, me një përfundim në top katër tani një mundësi shumë reale pas fillimit të tyre shkëlqyer të sezonit. /Telegrafi/