Telegrafi

Hazard: Është koha për të shijuar jetën dhe për të pirë birra

Eden Hazard hodhi poshtë mundësinë për të nënshkruar me ndonjë klub në Ligën Premier dhe gjithashtu refuzoi mundësinë për të shkuar në Arabinë Saudite.

Për yllin e futbollit jeta si futbollist duket e mbaruar, duke thënë se është koha që të pijë birra dhe ta shijojë futbollin.

“Pak nga pak është koha për të shijuar jetën me familjen dhe miqtë e mi, duke pirë disa birra”.

“Unë do të jem gjithmonë një tifoz i Djajve të Kuq (belg) dhe i futbollit të bukur, nëse mund ta shijoj atë. Por unë e kam mbajtur gjithmonë me shumë nder shiritin e kapitenit”, deklaroi Hazard.

Hazard shënoi 7 gola në 76 paraqitje në Real Madrid për katër vjet.

Lexo po ashtu Eden Hazard merr një ofertë befasuese

32-vjeçari mund të konsiderohet një dështim i madh në Real Madrid duke pasur parasysh se ai u ble për 115 milionë euro, më i shtrenjti  ndonjëherë. /Telegrafi/