Telegrafi

Hazard: E kuptoj Coutinhon pse zgjodhi Barçën – bëri zgjedhje të mirë për veten, por të keqe për Ligën Premier

Sulmuesi i Chelseat, Eden Hazard është i zhgënjyer me shitjen e Philippe Coutinhos nga Liverpooli tek Barcelona.

Coutinho këtë javë kompletoi kalimin e tij te Barcelona për një shifër të raportuar prej 160 milionë eurosh.

Megjithatë, ylli i Bluve, Hazard ndjen se lëvizja e Coutinhos në Barcelonë dëmton Ligën Premier, pasi ishte ndër më të mirët e kampionatit.

Lexo po ashtu Zyrtare: Coutinho lojtar i Barcelonës, me një klauzolë prej 400 milionë eurosh

“Është lëvizje e mirë për të, por e keqe për Ligën Premier, sepse ai ishte njëri nga lojtarët më të mirë në ligë”, ka thënë fillimisht Hazard për DAZN.

Coutinho gjatë prezantimit të tij te Barcelona (Getty Images)

“Ai është një djalë i mirë. Ne luajtëm njëri-tjetrin disa herë”.

“Ai është një lojtar fantastik”, shtoi ylli belg.

Transferimi i Coutinhos është i dyti më i shtrenjti në botë (Getty Images)

Por, ylli belg ka pranuar se mund të kuptojë pse Coutinho zgjodhi të bashkohet me skuadrën katalunase.

Lexo po ashtu Dhjetë golat më të mirë në Ligën Premier për vitin 2017 - Nga 'scorpioni' i Giroudit, solo aksioni i Hazardit dhe 'bomba' e Shaqirit (Foto/Video)

“Mirë, ai zgjodhi të shkonte në Barcelonë. Nuk është një zgjedhje e keqe për të qenë i drejtë”.

“Unë vetëm dua që ai të jetë një nga më të mirët në botë dhe të shijojë atë që mund të bëjë”, përfundoi belgu. /Telegrafi/