Telegrafi

Hazard e dëshiron largimin nga Real Madridi dhe të bëjë rikthimin sensacional te Chelsea

Eden Hazard duket se e ka ndarë mendjen për të ardhmen e tij dhe dëshiron që në këtë verë të largohet nga Real Madridi.

Ylli belg nuk ka arritur të gjejë vetën në Madrid dhe largimi i tij nga Los Blancos mund të jetësohet në këtë verë.

Hazard u transferua te skuadra spanjolle para dy sezonesh, duke realizuar ëndrrën e tij të kamotshme, mirëpo gjërat nuk kanë shkuar siç e kishte menduar.

Sipas asaj që raporton El Chiringuito, belgu e mendon rikthimin në Stamford Bridge, aty ku qëndroi për shtatë vite, duke fituar shumë trofe.

Real Madridi në anën tjetër dëshiron të transferojë Kylian Mbappe, e që do të hapej dera për largim për Hazardin.

Chelsea do të ofronte 30 milionë euro për shërbimet e ish-lojtarit të tyre që e shiti për një shumë rreth 150 milionë. /Telegrafi/