Telegrafi

Hazard dhe Militao më në fund dalin negativ në testet për COVID-19

Zinedine Zidane ka marr lajme të mira pasi Eden Hazard dhe Eder Militao të dy kanë rezultuar negativë në testin për COVID-19.

Pas kësaj, dyshja Hazard dhe Militao mund të futen në skuadrën e Real Madridit për ndeshjen ndaj Villarrealit.

Këto lajme vijmë menjëherë pas lajmit që Casemiro është testuar negativ të mrëkurën, pasi më parë ishte pozitiv, ndërsa tani Zidane ka më shumë opsione për ndeshjen e radhës.

Kthimi i Militao është veçanërisht pozitiv pasi të dy Sergio Ramos dhe Raphael Varane, morën lëndime në detyrë me kombëtaret e tyre, përkatësisht me Spanjën dhe Francën.

Militao fillimisht doli pozitiv për virusin më 2 nëntor dhe më pas Hazard gjashtë ditë më vonë, në të njëjtën kohë me Casemiron. Tani të tre ata janë gati të fillojnë të luajnë përsëri. /Telegrafi/