Telegrafi

Hazard i del në mbrojtje Henryt: Nuk e meriton këtë, do të bëhet trajner i madh

Sulmuesi i Chelseat, Eden Hazard ka ofruar fjalë mbështetjeje për Thierry Henry pas pezullimit të tij nga AS Monaco.

Henry është larguar nga pozita e menaxherit, por ende duhet të shkarkohet nga detyra.

Suspendimi i tij ka befasuar jo pak spektrin futboll-dashës dhe njëri nga ta padyshim se është edhe belgu Hazard.

Lexo po ashtu Zyrtare: Monaco e suspendon Henryn

Ylli belg ka dhënë fjalë mbështetëse për ish ndihmës-trajnerin e tij te Belgjika.

“Bashkë-ndjejë me të. Henry nuk e meriton këtë”, ka thënë fillimisht Hazard.

Hazard dhe Henry kanë punuar së bashku te Belgjika (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

“Ai ka bërë një punë të mirë me ekipin kombëtar, Monaco nuk ka bërë mirë këtë sezon, pasi menjëherë ka përfunduar në një situatë emergjente”.

“Thierry Henry tashmë ka mbështetjen time, nuk shqetësohem”.

Lexo po ashtu Formacioni më i mirë i të gjitha kohërave i Ligës së Kampionëve, mbizotërojnë yjet e Barcelonës dhe Real Madridit

“Jam i sigurt se ai do të bëhet trajner i madh në të ardhmen, ai është gjithmonë i mirëpritur”.

“Nëse dëshiron të kthehet në ekipin kombëtar, ai e di se ku mund të na gjejë”, përfundoi ylli belg. /Telegrafi/