Telegrafi

Hazard bëri huqjen e sezonit ndaj Galatasarayt

Eden Hazard ka humbur një rast ideal shënimi ndaj Galatasarayt duke hyr tashmë pretendent kryesor për ‘huqjen e sezonit’.

Real Madridi mori një fitore të vështirë, por shumë të madhe në Stamboll ndaj Galatasarayt me rezultat minimal 1-0.

Goli i vetëm në këtë takim për Mbretërit u shënua në minutën e 18-të nga Toni Kroos pas asistimit të Hazard.

Lexo po ashtu Triumf i rëndësishëm i Realit në udhëtim te Galatasaray

Megjithatë, Hazard mund të ishte edhe vet në listën e shënuesve në këtë ndeshje ndaj Galatasarayt.

Por, ylli belg ka bërë një huqje të madhe i vetëm me portë në minutën e 64-të të ndeshjes, duke humbur mundësitë ta qoj epërsinë në 2-0.

Hazard doli mirë i vetëm me portier, dribloi atë, por në fund goditja e tij nga rreth pesë metra shkoi në traversë.

Kjo huqje e Hazardit tashmë po cilësohet si huqja më e madhe e sezonit. /Telegrafi/