Eden Hazard ka humbur një rast ideal shënimi ndaj Galatasarayt duke hyr tashmë pretendent kryesor për ‘huqjen e sezonit’.
Real Madridi mori një fitore të vështirë, por shumë të madhe në Stamboll ndaj Galatasarayt me rezultat minimal 1-0.
Goli i vetëm në këtë takim për Mbretërit u shënua në minutën e 18-të nga Toni Kroos pas asistimit të Hazard.
Megjithatë, Hazard mund të ishte edhe vet në listën e shënuesve në këtë ndeshje ndaj Galatasarayt.
Por, ylli belg ka bërë një huqje të madhe i vetëm me portë në minutën e 64-të të ndeshjes, duke humbur mundësitë ta qoj epërsinë në 2-0.
Hazard doli mirë i vetëm me portier, dribloi atë, por në fund goditja e tij nga rreth pesë metra shkoi në traversë.
Kjo huqje e Hazardit tashmë po cilësohet si huqja më e madhe e sezonit. /Telegrafi/
Miss of the season from Hazard 😳 pic.twitter.com/Fi8db2WKQg
— Linehansolo (@MarkLennyskillz) October 22, 2019