Telegrafi

Hazard arrin shifrën e 150 ndeshjeve të luajtura në Ligën Premier, këto janë statistikat e tij

Eden Hazard ka arritur të bëjë paraqitjet e tij të 150 jubilare me fanellën e Chelseat në Ligën Premier.

Reprezentuesi belg erdhi me shumë bujë në vitin 2012 nga skuadra franceze, Lille, në një transferim që i kushtoi ‘Bluve’ rreth 40 milionë euro.

Megjithatë, Hazard ka arritur të përmbush pritshmëritë dhe t’i arsyetoj shifrat e paguara për të, pasi Chelsea me të ka arritur të fitoj Ligën Premier, Kupën e Ligës dhe Ligën e Evropës, shkruan Telegrafi.

Por, belgu është superior edhe në statistikat individuale, pasi në këto sezone sa është pjesë e klubit londinez, ka arritur të kompletoj plot 507 driblime dhe t’i krijojë hiç më pak se 342 shanse.

Hazard gjithashtu ka shënuar edhe 48 gola dhe ka bërë 31 asistime me fanellën e Chelseat. /Telegrafi/

Statistikat e Eden Hazard në 150 ndeshje të Ligës Premier me Chelsean:

507 driblime të kompletuara

342 shanse të krijuara për gol

48 gola

31 asistime