Telegrafi

Haye: Ndihesha si në një film të Rockyt, më i miri fitoi (Video)

David Haye u rrëzua dy herë në përballjen ndaj Tony Bellew në O2 Arena të Londrës, ashtu që u detyrua që ta dorëzojë meçin. Ai pati probleme me nyjën e këmbës, mirëpo refuzoi të arsyetohej me këtë gjë për humbjen.

“Nyja ishte vetëm një prej shumë gjërave. Më i miri fitoi sonte”, ka deklaruar Heye pas përballjes.

Lexo po ashtu Pasi pësoi dy nokaute, David Haye dorëzoi meçin (Foto/Video)

“E dija se ai ishte i fortë dhe kishte zemër të madhe, prandaj e uroj për fitoren. Më e mira ime nuk mjaftoi sonte dhe do të më pëlqente që të më jepej rasti ta bëja sërish”.

“Nuk ishte mbrëmja ime. Nuk i dhashë goditjet e mira, isha në formë të mirë, por loja e tij ishte më e mirë se e imja”.

“Mu duk sikur të isha në një film të Rockyt dhe unë isha një goditje larg që ta rrëzoja, por nuk ia arrija ta bëja”.

Lexo po ashtu Nokauti final, hedhja e peshqirit dhe festa e trajnerit të Tony Bellew, duken më emocionuese nën tingujt e këngës së Titanicut (Video)

“Madje edhe kur isha në momente të këqija, unë jam stërvitur shumë dhe isha në formë të mirë, por kjo nuk mjaftoi”, është shprehur më tej Heye për BBC Radio 5. /Telegrafi/