Telegrafi

Haye më krenar për fitimin e vogël në poker se milionat në boks

(Foto: Getty Images/Guliver)

David Haye është ndjerë tejet krenar në fitimin e shumës prej 532 funteve në poker, se sa fitimet multi-milionëshe në boks.

38-vjeçari u pensionua në majin e vitit të kaluar nga kategoria e rëndë në boks, pas humbjes që kishte pësuar nga Tony Bellew për të dytën herë.

Haye në gushtin e vitit 2018 bëri të ditur se ai do të futet në botën e pokerit, gjersa ka bërë mbrëmë (e diel) fitimin e parë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga David Haye

“Çuditërisht u ndjeve shumë krenar dhe i lumtur që fitova 532 funte, se sa milionat që merrja në boks”, ka thënë fillimisht ish-boksieri.

“Kam luajtur disa ndeshje në poker, para se të futesha në pokerin profesional, gjersa kjo shumë më ka bërë tejet të lumtur”.

“Nuk është një shumë e lartë, por e kisha një ndjesi tejet të mirë, një ndjesi që e kam provuar vetëm në hapat e mi të par në boks”, ka shtuar më tej Haye. /Telegrafi/