Duket se do të kemi një meç të fortë mes David Hayet dhe Tony Bellewit.
Këta dy të fundit u kacafytën në konferencë për media para ballafaqimit të tyre në ringun e boksit.
Por, stafi i Sigurimit shpejt ka ndërhyrë për të ndarë palët e përfshira në konfrontimin fizik.
Ndryshe, rivalët do të takohen në arenën e ringut “The O2” më 4 mars, ndërsa ballafaqimi tyre do të transmetohet në Sky Sports. /Telegrafi/