Site icon Telegrafi

Haxholli, për AKR-në: Partitë po ripozicionohen për të qenë pjesë e qeverisë

Aleanca Kosova e Re, e drejtuar nga Behgjet Pacolli mund të bashkohet me koalicionin PAN për të krijuar institucionet.

Sipas Fatmir Haxhollit nga LDK, partitë politike, përfshirë AKR-në janë duke provuar që të pozicionohen sa më mirë për të qenë pjesë e qeverisë së re.

Haxholli nuk ka dhënë shumë detaje nëse partneri i tyre i koalicionit të përbashkët LAA, ka ndërruar mendje.

Ai ka shtuar se pyetja që duhet t’i shtrohet AKR-së është nëse ata janë të gatshëm që të qëndrojnë në opozitë.

Haxholli ka shtuar se LAA edhe Vetëvendosje kanë për qëllim që të ia pamundësojnë PAN-it krijimin e institucioneve. Por që nëse kjo vazhdon ai thotë hapen rrugë tjera.

“Në momentin që pamundësohet kjo atëherë të hapen opsione tjera që LAA dhe Vetëvendosje duhet të bëjnë”, ka shtuar Haxholli

“PAN ka ikur deri sot është që të përballet me një realitet që i kanë ose si kanë numrat është një blerje e kohës”, ka thënë Haxholli në Klan Kosova.

Ai ka vazhduar të thotë se edhe PAN edhe Lëvizja Vetëvendosje duhet të ulen në tavolinë dhe të zgjedhin një datë për vazhdimin e seancës.

Sipas tij në atë se kush është bllokues i procesit të krijimit të institucioneve, nis nga mbyllja e seancës nga kryesuesi Adem Mikullovci, që Haxholli e ka quajtur veprim anti ligjor.

“Kryesuesi nuk ka kompetenca që ta ftojë në mënyrë të njëanshme seancën, dhe përgjegjesia për ndërprejen e seancën i bie VV-së”, ka pohuar ai.

Exit mobile version