Telegrafi

Haxhiu: VV në njërën pikë kufitare protestonte, në tjetrën fusnin produkte nga Serbia  (Video)

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu ka thënë se deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje mandatin e kaluar, përderisa protestonin në Merdare për reciprocitet me Serbinë, nga ana tjetër në kufirin me Serbinë tek Dheu i Bardhë kanë futur kamionë me pula e pleh.

Këtë deklaratë Haxhiu e tha në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini, ndërkaq në anën tjetër deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba i tha të mos spekuloj.

 


Mirëpo Haxhiu insistoi duke thënë se nuk dëshironte të përmendte emra, mirëpo sipas tij xhaxhai i deputetit të LVV-së, Glauk Konjufca është njëri prej tyre.

“…Ata kolegët e tu që kanë qenë deputetë në atë mandat, që janë dhe tash dhe që dolën të protestojnë tek Podujeva… këndej nga Dheu i Kuq, i shtinin shleperat me pula e koncentrat.. Janë fut shleperat me koncentrat dhe pleh. Familjar të LVV-së. Axha i Glaukut me koncentrat dhe vëllezërit e tij… Mos më shti me përmend emra…”, ka thënë Haxhiu.

Videon lidhur me këtë çështje mund ta shikoni nga minuta 59:00. /Telegrafi/