Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka vizituar sot burgun e Dubravës.
Haxhiu thotë se ka dëgjuar një rrëfim nga Enver Dugolli për masakrën që kishte ndodhur në burgun e Dubravës, transmeton Telegrafi.
“Sot vizitova burgun e Dubravës, por kësaj here me një tjetër ndjenjë dhe respekt. Së bashku me mua ishte dhe zv. Ministri i Mbrojtjes, z. Enver Dugolli. Ishte rast më i mirë për të dëgjuar prej tij rrëfimin mbi çka ndodhur gjatë atyre ditëve kur kryhej gjuetia më makabre e njerëzve. Nga njëra anë ishte ushtria pushtuese e Milosheviçit që gjuante me të gjitha armët mbi të burgosur politikë te pambrojtur. Dubrava u kthye në një skenë madhështore të eksterminimit masiv. Është një ndër krimet më të brutale të shekullit”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
Ajo ka shtuar më tej se” Data 22 maj na mbetet ende një problem ndërgjegjeje dhe drejtësie”./Telegrafi/