Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka thënë se opozita me veprimet e saja ka ndihmuar Kosovën në avancimin e saj.
Ajo këto komente i bëri përmes një postimi në Facebook.
Postimi i plotë:
Qeveria, ca deputetë dhe ca analistë na thonin “po e prishni imazhin me veprimet në Kuvend”, por dje dhe sot u dëshmua e kundërta.
Me veprimet tona përbrenda Kuvendit dhe jashtë tij, ne edhe i ndalëm marrëveshjet e dëmshme për vendin dhe qytetarët por edhe ndihmuam në avancimin e Kosovës.