Telegrafi

Haxhiu: Vendimi i dënimit me kusht dhe jo me burgim i Grabovcit është djegie e drejtësisë

Ish ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas vendimi të gjykatës dy vjet burgim me kusht për ish deputetin e PDK-së, Adem Grabovci, nuk ka të bëjë me drejtësi.

Përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se ky është cenim i rëndë i drejtësisë.

“Përkundrazi ky është cenim i rëndë i drejtësisë kur gjithë ato biseda të cilat me prova e fakte në terren tregojnë se ajo skemë e kapjes është e realizuar dhe gjindet këmbë e kry në institucionet e Republikës. Vendimi me kusht dhe jo me burg është djegie e drejtësisë”, është shprehur Haxhiu.

Ajo ka theksuar se institucionet e drejtësisë kanë nevojë më shumë se kurrë për një proces legjitimimi që do të bëhej përmes vettingut të cilin e patëm filluar gjatë qeverisjes.

“Vetëm me përcaktim të qartë politik për çkapjen e shtetit prej nga edhe gjyqësori do t’i ketë duart e lira dhe të pavarura do të kemi shtet të së drejtës, i cili nuk është shtet që dënon vetëm aty ku ka mundësi, por aty ku duhet dënuar”, tha ajo.

Sipas saj Kosova nuk mund të jetë vend ku dënohen vetëm të varfrit e qytetarët e zakonshëm e nuk preken të fortët e politikës dhe krimit./Telegrafi/