Telegrafi

Haxhiu: U parandalua kontrabandimi i 4200 eurove në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar për një rast të tentimit të kontrabandimit të parave në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.

“Sot në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda qendrës. Mjete monetare në vlerë prej 4200 euro. Për rastin është njoftuar edhe policia e Kosovës”, ka shkruar Haxhiu në një postim në Facebook, transmeton Telegrafi.

Sipas ministres, i burgosuri për të cilin kanë qenë të dedikuara mjetet është veçuar dhe ndaj tij  është iniciuar procedurë disiplinore.

“Falënderoj stafin e Shërbimit Korrektues për punën dhe angazhimin”.

“Mbetemi të përkushtuar në luftimin kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe asnjëherë nuk do të qëndrojmë duarkryq përballë këtyre dukurive negative të cilat rrezikojnë rendin dhe sigurinë e saj”, ka shkruar Haxhiu. /Telegrafi/