Site icon Telegrafi

Haxhiu thotë se do të bëjnë publike paratë që marrin nga buxheti i shtetit të akuzuarit që po qëndrojnë në Hagë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se tashmë do të bëhet publike se sa para do të marrin nga buxheti i shtetit të akuzuarit që po qëndrojnë në Hagë.

Haxhiu në një konferencë për media, ka thënë se me kryeministri Albin Kurti tashmë ka marrë vendim për të lejuar qasje në shpenzime,t ransmeton Telegrafi,

“Me vendimin e ish-kryeministrit Haradinaj ne kemi qenë në pamundësi që të bëjmë publike veç e veç për personat se sa buxhet kanë marr për mbrojtjen e tyre. Prandaj në këtë drejtim, në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit tash është marr vendimi nga kryeministri Kurti për të lejuar qasje në shpenzimet veç e veç ndaj këtyre personave”, ka thënë ajo.

Ministrja theksoi se nuk ka arsye pse të fshihet buxheti që të akuzuarit marrin.

“Ata persona marrin buxhet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Nuk ka se pse ta fshehim se sa buxhet është ndarë për cilin person. Edhe në koordinim me kryeministrin Kurti ne e kemi shfuqizuar atë vendim dhe na duhen edhe disa ndryshime në udhëzimin administrativ dhe pas shtatë ditësh pas publikimit në Gazetën Zyrtare kushdo që dëshiron qasje në to mund t’i ketë”, ka thënë Haxhiu.

Ministrja Haxhiu pohoi se buxheti i shtetit duhet të jetë transparent. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version