Site icon Telegrafi

Haxhiu thotë se kanë proceduar në Qeveri projekt-rregulloren për mekanizmin koordinues lokal për mbrojtje nga dhuna në familje

Pas fondit emergjent për viktimat, Ministria e Drejtësisë ka proceduar në Qeveri, projekt-rregulloren për Mekanizmin Koordinues Lokal për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Baza Gjinore.

Kështu bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Haxhiu tha se ky mekanizëm do të ofrojë përgjigje të shpejtë dhe efektive ndaj rasteve të dhunës në familje.

“Mekanizmi koordinues lokal do të ofroj përgjigje të shpejtë dhe efektive ndaj rasteve të dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës në baza gjinore, si dhe do të forcojë bashkëpunimin ndërmjet autoriteteve lokale, shëndetësore, organeve të rendit, organizatave të shoqërisë civile dhe akterëve të tjerë relevant për sigurimin e mbrojtjes, ofrimin e mbështetjes dhe ndihmën për ri-integrimin e viktimave në shoqëri”, ka shkruar Haxhiu në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version